E premte (E Xhyma), 29-03-2024, 9:48:41 AM
Mirsevini Vizitor | RSS

wWw.LLapi-Ks.Tk

blog

                       PROGRAM ORIENTUES PËR PROVIMIN KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE
           
                    
    PËR SHKOLLËN E MESME TË PËRGJITHSHME TË PROFILIZUAR
Views: 7439 | Added by: BeratR | Date: 11-05-2010 | Comments (0)

3. Ekuacionet (ekuacionet dhe sistemet e tyre; inekuacionet dhe sistemet e tyre)
Nxënësit të jenë në gjëndje të:
-përdorin mënyrat e përgjithshme për zgjidhjen e ekuacioneve (inekuacioneve), standarde
të fuqisë së parë a të fuqisë së dytë, me një ndryshore dhe të ekuacioneve me ndryshore në
emërues që sillen në të tillë;
-përdorin mënyrat e përgjithshme për zgjidhjen e sistemeve lineare me dy ekuacione, me
dy ndryshore;
-gjejnë shenjën e shprehjeve ax+b, ax2+bx+c dhe ta përdorin këtë shkathtësi për zgjidhjen
e inekuacioneve të trajtës f(x)g(x)0 apo 0
g(x)
f(x)
 ku f(x) dhe g(x) janë binome të fuqisë
së parë apo trinome të fuqisë së dytë;
4. Funksionet
Nxënësit të jenë të aftë të:
-përdorin mënyra të ndryshme të dhënies së funksionit (tabela, diagrame, grafikë, formula)
duke kaluar sipas rastit nga një mënyrë ... Lexo me shume
Views: 1521 | Added by: BeratR | Date: 11-05-2010 | Comments (0)

Zgjidhja e problemave duhet të zërë një pjesë të rëndësishme të kohës së punës gjatë përgatitjes. Ajo përgjithësisht përfshin kërkimin, përzgjedhjen e informacionit të nevojshëm, parashikimin e përfundimeve të mundshme, planifikimin, realizimin e planit, vlerësimin dhe interpretimin e përfundimeve, komunikimin e tyre. Nxënësve duhet t’u jepet mundësia:
 të pozojnë problema matematike që kanë të bëjnë me situata konkrete e reale.
 të hetojnë për mënyra të ndryshme të zgjidhjes së problemave
 të kontrollojnë me mënyra të ndryshme zgjidhjen e gjetur të problemës dhe çdo hap që kanë kryer për të arritur tek kjo zgjidhje.
Programet orientuese,në përshtatje me programet mësimore të lëndës së matematikës në shkollat e mesme artistike e sportive janë paraqitur sipas këtyre linjave:
1. Numri (kuptimi i numrit, bashkësitë numerike; veprime me numrat, njehsimet)
2. Shprehjet me ndryshore dhe shndërrimet algjebrike të tyre ... Lexo me shume
Views: 3883 | Added by: BeratR | Date: 11-05-2010 | Comments (0)

UDHËZIME PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT ORIENTUES
Programet orientuese për Maturën shtetërore 2010 u drejtohen në radhë të parë nxënësve dhe mësuesve, por ato vlejnë edhe për prindërit e drejtuesit e arsimit në nivel shkolle e rajoni.
Për nxënësit, ato synojnë të orientojnë përgatitjen e tyre nëpërmjet përqendrimit në konceptet,njohuritë, dhe shprehitë kryesore.
Për mësuesit, ato synojnë të ndihmojnë organizimin e punës për përsëritjen paralele dhe për kontrollin përfundimtar të shkallës së formimit të nxënësve nëpërmjet dhënies së peshave të linjave të përmbajtjes .Ato synojnë gjithashtu edhe në përgatitjen e nxënësve me shprehitë e nevojshme për të punuar në testet me shkrim.
Për prindërit, ato japin informacionin e nevojshëm për të ndjekur nga afër vëllimin e punës që kërkohet të bëjnë fëmijët e tyre, në mënyrë që ata të ndihmohen në respektimin e një regjimi të përshtatshëm ditor e afatgjatë.
Për drejtuesit e arsimit të të gji ... Lexo me shume
Views: 2295 | Added by: BeratR | Date: 11-05-2010 | Comments (0)

Kjo faqe punon me mir me Google Chrome .


Prisni pak !!!

Moti Online ne LLapi Ks

Vlerat e Parave LLapi

Languages Site in LLapi Ks

Login LLapi-Ks

Kerko ne LLapi-Ks

Moti LLapi-Ks

 

Statistika e LLapi

GoStats hit counter


Antaret Online :