E hane, 29-04-2024, 5:22:27 AM
Mirsevini Vizitor | RSS

wWw.LLapi-Ks.Tk

blog

Ballina » 2010 » Maj » 12 » Testi i matures 2010 Parapergaditje per Lenden e Matematikes 1
10:07:44 PM
Testi i matures 2010 Parapergaditje per Lenden e Matematikes 1
UDHËZIME PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT ORIENTUES
Programet orientuese për Maturën shtetërore 2010 u drejtohen në radhë të parë nxënësve dhe mësuesve, por ato vlejnë edhe për prindërit e drejtuesit e arsimit në nivel shkolle e rajoni.
Për nxënësit, ato synojnë të orientojnë përgatitjen e tyre nëpërmjet përqendrimit në konceptet,njohuritë, dhe shprehitë kryesore.
Për mësuesit, ato synojnë të ndihmojnë organizimin e punës për përsëritjen paralele dhe për kontrollin përfundimtar të shkallës së formimit të nxënësve nëpërmjet dhënies së peshave të linjave të përmbajtjes .Ato synojnë gjithashtu edhe në përgatitjen e nxënësve me shprehitë e nevojshme për të punuar në testet me shkrim.
Për prindërit, ato japin informacionin e nevojshëm për të ndjekur nga afër vëllimin e punës që kërkohet të bëjnë fëmijët e tyre, në mënyrë që ata të ndihmohen në respektimin e një regjimi të përshtatshëm ditor e afatgjatë.
Për drejtuesit e arsimit të të gjitha niveleve, këto programe krijojnë mundësinë e verifikimit paraprak të shkallës së përgatitjes përfundimtare të nxënësve brenda një institucioni të caktuar shkollor, i cili mund të realizohet duke zhvilluar testime përmbledhëse.
Hartimi i këtyre programeve synon gjithashtu:
 Të ndihmojë gjykimin për kurrikulin ekzistues
 Të pasqyrojë rezultate të cilat do t’i shërbejnë nxënësit për të përzgjedhur vazhdimin e shkollimit .
 T’u japë mësuesve informacionin e nevojshëm për të përmirësuar mësimdhënien
Përgatitja e nxënësve për provimet e pjekurisë duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe duke përdorur një larmi metodash,procedurash e mjetesh. Në këtë kuadër është e dobishme praktika e të mësuarit nga nxënësit të teknikave për vetëvlerësim.
Gjatë punës me këto programe kujdes duhet t’i kushtohet përvetësimit të koncepteve dhe metodave kryesore të lëndës, si bazë e formimit të nxënësve. Në këtë kuadër, duhet të mbajmë parasysh se nuk ka rëndësi riprodhimi i përmbajtjes lëndore dhe zbatimi mekanik i saj, nëse nxënësi nuk ka të qartë thelbin e saj dhe nuk është i aftësuar për ta zbatuar atë në situata të larmishme, qoftë edhe të thjeshta.
Nxënësi duhet të fiksojë në kujtesë një numër faktesh të rëndësishme. Por kjo nuk do të thotë që në procesin e të nxënit, kujtesa e tij të rëndohet tej mase me rregulla e formula të ndryshme. Prandaj hartimi i programeve orientuese nuk bazohet në kujtesën mekanike.
Gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për provimet e Maturës Shtetërore, është e rëndësishme që herë pas here mësuesi të zhvillojë testime të nxënësve të tij me teste që mund t’i hartojë vetë. Gjatë hartimit të tyre duhet mbajtur parasysh pesha për çdo linjë të përmbajtjes si edhe përfshirja e kërkesave të tre niveleve të vështirësisë, në raportet 2:2:1(duke filluar prej nivelit minimal). Kërkesat duhet të jenë dy llojesh:me zgjedhje të shumëfishtë e me shtjellim të argumentuar.
Programet janë ndërtuar në përputhje me parimet e hartimit të programeve mësimore që janë në zbatim në shkollat e mesme, duke i shtrirë metodat dhe idetë kryesore në të gjitha linjat, për të realizuar kompaktësimin e lëndës. Puna me këto programe nënkupton përzgjedhjen dhe zbatimin nga mësuesit të metodave dhe formave të përshtatshme të punës në orën mësimore. Mësuesi është gjithashtu i lirë të gjykojë për sasinë dhe llojshmërinë e zbatimeve dhe të ushtrimeve që duhet të zhvillojë, duke u mbështetur në arritjet e pritshme mësimore.
Është me rëndësi të veçantë zbatimi i parimit të veprimtarisë së vetëdijshme të nxënësit: metodat dhe format e punës gjatë përgatitjes duhet të nxisin procesin e përvetësimit të
njohurive me veprimtarinë e vetë nxënësit, duke u mbështetur në njohuritë e fituara më parë dhe në përvojën e tij.
Mësuesi në punën e tij duhet të veçojë me qartësi konceptet dhe shprehitë e domosdoshme që duhet të mësojnë nxënësit për secilin kapitull. Ai duhet të dallojë me qartësi konceptet, shkathtësitë dhe shprehitë e nivelit minimal që duhet të përvetësojnë nxënësit për secilin kapitull. Duke ndjekur me vëmendje mundësitë reale të nxënësve, ai duhet të përqendrohet në ushtrime të lehta, por të larmishme, që favorizojnë përvetësimin jo-mekanik të koncepteve dhe zotërimin e shkathtësive e të shprehive të domosdoshme. Nga ana tjetër, mësuesi duhet të bëjë gjithashtu kujdes për fitimin e njohurive sistematike e të qëndrueshme, sepse të mësuarit e matematikës është jo vetëm proces, por edhe rezultat.
Në didaktikën bashkëkohore po shtrohet me forcë theksimi i aspektit praktik të njohurive që asimilon nxënësi në secilën klasë si dhe rritja e vlerave aplikative të tyre. Për të vlerësuar efikasitetin e punës së tij, mësuesi duhet të ketë si kriter kryesor jo vetëm sa kanë përvetësuar nxënësit, por edhe sa janë në gjendje të veprojnë me to, si operojnë me ato në situata të ndryshme, si orientohen dhe zgjidhin problemet e detyrat që u dalin në veprimtarinë mësimore .
Programet orientuese të matematikës bazohen në parimin se të zotërosh njohuri matematike do të thotë të jesh në gjendje t’i zbatosh ato:
- në pjesë të ndryshme të vetë lëndës së matematikës,
- në lëndët e tjera shkollore,
- në situata të jetës së përditshme,
- në situata reale social- ekonomike dhe profesionale.
Shiqo: 2297 | Shtuar nga: BeratR
Gjithsej komente: 0
Per te Komentuar duhet te jesh i rexhistruar
[ Rexhistrohu | Identifikohu ]

Kjo faqe punon me mir me Google Chrome .


Prisni pak !!!

Moti Online ne LLapi Ks

Vlerat e Parave LLapi

Languages Site in LLapi Ks

Login LLapi-Ks

Kerko ne LLapi-Ks

Moti LLapi-Ks

 

Statistika e LLapi

GoStats hit counter


Antaret Online :