E hane, 29-04-2024, 8:27:58 AM
Mirsevini Vizitor | RSS

wWw.LLapi-Ks.Tk

blog

Ballina » 2010 » Maj » 12 » Testi i matures 2010 Parapergaditje per Lenden e Matematikes 3
10:11:32 PM
Testi i matures 2010 Parapergaditje per Lenden e Matematikes 3
3. Ekuacionet (ekuacionet dhe sistemet e tyre; inekuacionet dhe sistemet e tyre)
Nxënësit të jenë në gjëndje të:
-përdorin mënyrat e përgjithshme për zgjidhjen e ekuacioneve (inekuacioneve), standarde
të fuqisë së parë a të fuqisë së dytë, me një ndryshore dhe të ekuacioneve me ndryshore në
emërues që sillen në të tillë;
-përdorin mënyrat e përgjithshme për zgjidhjen e sistemeve lineare me dy ekuacione, me
dy ndryshore;
-gjejnë shenjën e shprehjeve ax+b, ax2+bx+c dhe ta përdorin këtë shkathtësi për zgjidhjen
e inekuacioneve të trajtës f(x)g(x)0 apo 0
g(x)
f(x)
 ku f(x) dhe g(x) janë binome të fuqisë
së parë apo trinome të fuqisë së dytë;
4. Funksionet
Nxënësit të jenë të aftë të:
-përdorin mënyra të ndryshme të dhënies së funksionit (tabela, diagrame, grafikë, formula)
duke kaluar sipas rastit nga një mënyrë e dhënies në një tjetër;
-interpretojnë grafikisht vetitë themelore të funksionit numerik; të "lexojnë” vetitë e paraqesin me mënyra të ndryshme, sipas situatës konkrete, funksionet elementarë të mëposhtëm: y = ax + b ; y = a/x; y = ax2; y = ax2 + bx +c ; y = ax; y = log a x; y = sinx ; y = cos x;
-krahasojnë me mënyrë algjebrike dhe grafikë dy funksione të thjeshtë të njohur;
5. Figurat gjeometrike (vetitë; pozicioni reciprok dhe shndrrimet e tyre)
Nxënësit të jenë të aftë të:
-përdorin për figurat e thjeshta( trekëndësh, katërkëndësha të veçantë si paralelogram e rreth, etj.) veti të thjeshta gjeometrike;
-përdorin në raste të thjeshta rastet kongruencës e të ngjashmërisë së trekëndëshave;
-përdorin teoremat mbi marrëdhëniet metrike në trekëndëshin kënddrejtë (teoremat e Euklidit, Pitagorës) dhe në trekëndëshin çfarëdo (teorema e sinusit, teorema e kosinusit);
-përdorin teoremat mbi pozitën reciproke të dy drejtëzave, të planit e drejtëzës, të dy planeve në hapësirë në problema të thjeshta;
-zbatojnë në situata të thjeshta vetitë kryesore të shumëfaqshave dhe të trupave të rrumbullaktë kryesorë në hapësirë;
-përdorin kuptimin e ekuacionit të vijës në planin kartezian;
-shkruajnë ekuacionin e drejtëzës në plan kur janë dhënë elementë gjeometrikë përcaktues të saj.
6. Matjet
Nxënësit të jenë të aftë të:
-njehsojnë kryesisht me formula, perimetra, syprina dhe vëllime si edhe masa këndesh në figura të thjeshta gjeometrike, në plan dhe në hapësirë;
PESHA E SECILËS LINJË
Linja
Pesha
Numri                                    
14%
Shprehjet me ndryshore        
8%
Ekuacionet                            
20%
Funksioni                              
18%
Figurat gjeometrike             
24%
Matjet                                    
16%
                                                                                                     Vazhdo
Shiqo: 1523 | Shtuar nga: BeratR
Gjithsej komente: 0
Per te Komentuar duhet te jesh i rexhistruar
[ Rexhistrohu | Identifikohu ]

Kjo faqe punon me mir me Google Chrome .


Prisni pak !!!

Moti Online ne LLapi Ks

Vlerat e Parave LLapi

Languages Site in LLapi Ks

Login LLapi-Ks

Kerko ne LLapi-Ks

Moti LLapi-Ks

 

Statistika e LLapi

GoStats hit counter


Antaret Online :